Armand Duka, fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme: Skema e “Final – Four” rezultoi e suksesshme

Armand Duka

Ditën  e sotme po zhvillohet Asamblea e Përgjithshme e Zakonshme 2024 e FSHF. Rmand Duka po mban fjalimin e tij në këtë asamble.

Kreu i FSHF-së foli për skemën e “Finla – Four”, ndërsa uroi Egnatian për titullin kampion. Ndër të tjera Duka thekoi se kjo skemë ishte një sukses

“Këtë vit vëmendja kryesore ishte aplikimi i skemës së “Final Four” në kampionatin e djemve dhe vajzave. Pavarësisht stepjes dhe mosbesimit aplikimi i kësaj skeme rezultoi i suksesshëm.

Ky format i ri i kampionatit ka pasur diskutimet e veta por besoj se performanca e skuadrave dhe emocionet e fazës finale dhanë përgjigje pozitive për zgjidhjen tonë.

Urime ekipit të Egnatias që fitoi kampionatin por edhe ekipi i vendit të dytë, Partizani duhet të ndihet i fituar për çfarë dhuroi mbrëmë në stadiumin e “Air Albania”.

Urime edhe skuadrave që u ngjitën në Kategoritë respektive, Elbasani dhe Ballshi në Kategorinë Superiore dhe Tropoja me Pogradecin në të Dytën në të Parën”, theksoi Duka në fjalimin e tij.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)