Armaldo thyen çdo mardhënie me Luizin, ish-banori tregon arsyet se përse nuk flet më me të

Ish-kandidati i BBVIP 2, Armaldo Kollgjeri ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse i ka mbetur hatri me Luiz Ejllin, e se përse nuk flet me të. Armaldo tha se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës. Sipas tij, do ishte e mirë që të liheshin pas hatërmbetjet dhe të urohej për bekimin që mori, por shtoi edhe se i ka bërë bllok fituesit të “BBV”.

“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”, u shpreh Armaldo.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…