Po spikat me paraqitjet e tij, Lecce dhe Torino synojnë talentin e Laçit (FOTO)

Arlind Kurti

Arlind Kurti po spikat këtë sezon me fanellën e Laçit dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që disa skuadra të rëndësishme europiane të synojnë mbrojtësin 19-vjeçar.

Arlind Kurti

Leçe është një nga ekipet që kërkon shërbimet e qendërmbrojtësit, që është pjesë e kombëtares U21.

Por edhe Torino dhe holandezët e Heerenveenit kërkojnë që të bëjnë të vetin Kurtin.

Teknikë e mirë bazë, i shpejtë, Kurti di të luajë me të dyja këmbët dhe, pavarësisht se është qendërmbrojtës, është në gjendje të luajë në të dyja korsitë e mbrojtjes. Vlera e kartonit të tij në treg llogaritet rreth 300 mijë euro.

LEXO ME  SHUME:Komisioni i Disiplinës “masakron” Laçin, futbollisti dhe Pashk Laska e pësojnë keq; Romeo Bizhdili pjesë e disiplinorit (vendimet)

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka zbardhur vendimet, për datën 13 janar. Bie në sy ndër të tjera pezullimi i Melos nga Laçi për katër ndeshje. Ndërkohë presidenti i Laçit, Pashk Laska, është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve në përfundim të ndeshjes Egnatia-Laçi. Të njëjtin dënim ka marrë dhe Romeo Bizhdili, zyrtar i Besës, për sulmin ndaj Juxhin Xhajës në përfundim të ndeshjes me Burrelin.

Më tej janë gjobitur nga  Komisioni i Disiplinës  Elbasani dhe Bylis me 50 mijë lekë të reja, për sjellje të gabuar nga tifozët.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)