Arkeologët zbulojnë qytetin e lashtë egjiptian 3400 vjeçar

Arkeologët thanë të enjten më 8 prill se kishin zbuluar një qytet të madh antik faraonik që kishte  qëndruar i pazbuluar për shekuj me radhë pranë disa prej monumenteve më të njohura të Egjiptit.

Qyteti u ndërtua më shumë se  3400 vjet më parë, gjatë mbretërimit të Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm ët Egjiptit, tha arkeologu egjiptian që mbikëqyr gërmimet, Zahi Hawass.

Ekipi filloi kërkimet për një tempull mortor pranë Luxor në shtator, pro brenda disa javësh gjeti formacione me tulla balte në çdo drejtim, tha Zahi Haëass në një deklaratë.

Ata zbuluan qytetin që kishte mure dhe dhoma pothuajse të plota, të mbushura me mjete të jetesës së përditshme së bashku me unaza, enë prej qeramike me ngjyrë tulle që mbanin vulat e Amenhotep.

Rrugët e qytetit janë të rrethuara nga shtëpi … disa nga muret e tyre janë deri në tre metra të larta,” tha Hawass.

Gërmimet u shtrinë në bregun Perëndimor të Luxor pranë “Colossi of Memnon”, “Medinet Habu” dhe “Ramesseum” ose temulli mortor i Mbretit Ramses II, jo shumë larg Luginës së Mbretërve.

Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm,” i tha Reuters Peter Lacovara, drejtori i Fondit të Trashëgimisë së Lashtë Egjiptiane dhe arkeologjisë me bazë në SHBA.

“Është një lloj Pompei antik Egjiptian dhe tregon nevojën kritike për të ruajtur këtë zonë si një park arkeologjik,” tha Lacovara, i cili ka punuar në zonën e pallatit Malqata për më shumë se 20 vjet, por nuk ishte përfshirë në gërmime.

“Vendi përmban një numër të madh furrash për të bërë xhama, së bashku me mbeturinat e mijëra statujave,” tha Betsy Bryan, një specialist i mbretërimit të Amenhotep III.

Qyteti shtrihet në perëndim deri në fshatin antik të punëtorëve Deir el-Medina, ” tha Hawass.

Sipas referencave historike, ai përfshinte tre pallate të Amenhotep III dhe qendrën administrative dhe industriale të perandorisë, shtoi deklarata e Hawass.

Related posts

Ja 7 destinacionet për vitin 2024 që i përshtaten çdo lloj stili udhëtimi!

Mediat e huaja jehonë Linit në Pogradec: Fshati 8500-vjeçar, një thesar i vërtetë!

Transformimi i jashtëzakonshëm i ish-muzeut të Enver Hoxhës! Historia e Piramidës, si i shpëtoi prishjes, sa kushtoi kur u ndërtua (FOTO)