Arkeologë vendas e të huaj nisin gërmimet në Amfiteatrin e Durrësit

Në Durrës ka nisur puna për zbulimin e plotë të Amfiteatrit. Kërkimet po zhvillohen nga arkeologë të specializuar vendas dhe të huaj. Drejtori i qendrës muzeore në Durrës, Alban Ramohitaj, sqaron se çfarë synohet të zbulohet nëpërmjet këtij projekti.

“Ne sapo kemi nisur punimet do të shohim se çfarë do të na tregojnë mostrat që kemi mbledhur”, deklaroi Alban Ramohitaj. Aktualisht nga grupet e arkeologëve janë duke u kryer sondazhe në pjesën qendrore të amfiteatrit, që pritet të zgjasin 10 ditë.

Amfiteatri i Durrësit, mbetet më i madhi dhe më i rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai është ndërtuar në fillim të shekullit të II të e.s dhe ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike

Related posts

KOMUNIKATË E FC INTERNAZIONALE

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025