“Arkat e Bashkive janë bosh”/ Erion Braçe i shkruan Berishës në Facebook, ja reagimi i ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Por papritur, Berishës i erdhi një pyetje nga një profil në Facebook me emrin Erion Braçe dhe foton e deputetit socialist.

Nuk dihet, por ka pak gjasa që të ketë qenë vetë socialisti. Pyetja ishte se çfarë e bënte kaq të sigurt për fitore në 14 Maj. Berisha iu përgjigj.

“Duhet të ndalojmë të keqen. Aty ku ndalojmë të keqen lind shpresa dhe mundësia. Ka qenë viti ’92, gjithsej arka e shtetit kisha 4 milionë dollarë. 80% e qytetarëve ishin të papunë.

Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato bënë që çdo vit të ardhurat mund të dyfishohen. Zoti Erion qeveria e ardhshme nuk do të ndërtojë rrugë me 24 milionë euro KM, apo shkolla me 6 mln Euro” tha ai ndër të tjera.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur