VIDEO/ “Çunat po e paguajnë shtrenjtë kokën”, Arjan Bellai TRONDIT me deklaratën: Ishte një rast për…

Arjan Bellai

Arjan Bellai

Arjan Bellai, trajneri i Vorës shprehu të gjithë zhgënjimin e tij pas ndeshjes Vora- Apolonia. Sot u luajtën të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Vetëm rezultati i Vorë mund të konsiderohet surprizë, pasi barazoi kundër me rezultatin 1-1 kundër Apolonisë. Ruzgis shënoi për vbendasit, ndërsa Trifoni në minutën e 89’ tronditi ekipin vorak, çka solli shumë pakënaqësi te drejtuesit e Vorës, që rrethuan arbitrin e takimit.

Kështu vendi i parë është në diskutim tashmë, pasi Flamurtari ndjek me vetëm 2 pikë më pak. Besa bëri detyrën duke fituar përballë Lushnjës dhe mban gjallë shpresat për elitën dhe pse ka 7 pikë më pak se Flamurtari.

“Të gjithë janë kundër nesh. Nuk është herë e parë, më pëlqen që çunat e shesin shumë shtrenjtë kokën. Paguhet shumë shtrenjtë koka e këtyre çunave. Ja bëj hallall. Janë disa ndeshje rresht, që nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Kam thënë që nuk duhet të flasë për arbitrat, po sot do të flas. Ishte një rast për karton i kuq, nuk ishte bërë ndërrimi akoma dhe bëhet goli. 1 herë gabim 2 herë gabim, mund të quhet, po e pesta e gjashta nuk quhet. Apolonia me vetëm një goditje bëri gol.” Përfundoi trajneri i Vorës Arjan Bellai.

Related posts

Ardian Mema

“Të lutem, e di çfarë pyetje do më bësh”, Ardian Mema thuajse në lot për sfidën ndaj Tiranës; Kam jetën te ai ekip, kam një ngarkesë…

Ardian Takaj

“Skënderbeu do të rikthehet”, Ardian Takaj reagon pas rënies në Kategorinë e Parë: Ju meritoni më shumë, ju kërkoj ndjesë të gjithëve

Skënder Gega

“Deri më datë 5 do jemi gati”, Skënder Gega për shortin me Egnatian dhe situatën te Partizani: Asgjë personale me lojtarët…