Ariana Grande shpall fejesën me Dalton Gomez

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Ariana Grande është fejuar me të dashurin e saj, agjentin të pasurive të patundshme, Dalton Gomez.

Ajo postoi disa fotografi në faqen e saj në Instagram, duke treguar një unazë diamanti në gishtin e majtë me mbishkrimin “forever n then some”.

Këngëtarja amerikane 27 vjeçare, ka qenë në lidhje me Gomez, për rreth një vit. Lajmi për marrëdhënien e tyre u bë publik në maj me publikimin e këngës së Grande “Stuck with U”, në bashkëpunim me Justin Bieber. Në videoklip, Grande dhe Gomez shihen së bashku për herë të parë duke kërcyer në fund të këngës.

Ata ishin së bashku që nga janari, sipas People Magazine, dhe thuhet se kanë qenë bashkë në karantinë gjatë pandemisë.

Çifti aktualisht po jeton në shtëpinë e Grande në Los Angeles, duke respektuar urdhrat e Kalifornisë për qëndrimin në shtëpi.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…