Egnatia forcon sulmin, ekipi rrogozhinas arrin akordin me futbollistin 23-vjeçar

Arian Kastrati

Arian Kastrati mund të jetë futbollisti më i ri i Egnatias. Ndonëse klubi rrogozhinas duket e kompletuar në të gjitha repartet, ka ende edhe një vend për të plotësuar. Bëhet fjalë për një sulmues tipik.Drejtuesit kanë pasur sinjale me Arian Kastrati dhe mbetet për t’u parë nëse në fund do të arrihet në një konkluzion të përbashkët dhe sulmuesi kosovar t’i bashkohet kampionëve.

Kastrati është 23 vjeç, i cili më herët ka provuar të luajë me ekipin e Fortuna Sitard në Eredivise, siç njihet ndryshe edhe kampionati elitar i futbollit holandez. Bëhet fjalë për një futbollist gjigand 194 cm, i cili ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa të Kosovës, duke luajtur në dy ndeshje me ta. Ai ka qenë gjithashtu edhe pjesë e ekipit të Mastrihtit në Ligën e Dytë holandeze.

 

LEXO ME SHUME:KJO NUK ËSHTË MË TIRANA!!! Egnatia, katër gola në kryeqytet dhe shkelm bardhebluve në Kategorinë e Parë (video)

Egnatia ka triumfuar përballë Tiranës në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, u mbyll 0-4 në favor të rrogozhinasve. Në një ndeshje me dy tablo, ka qenë Tirana që ka dominuar pjesën e parë. Në fillim ishin bardheblutë që kaluan që ngacmoi kundërshtarin me disa mundësi të shpërdoruara, madje mund të përmendet ajo e minutës së 37’ me Tiranën që gjeti rrjetën me anë të Jarmouni, por gjyqtari Bylykbashi ndaloi gjithçka dhe e bëri të pavlefshëm golin, duke akorduar faull në sulm të Ernest ndaj Ndrecës.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi