Argjendi rrëfen të pathënat me Ritvanën/ Ajo donte të bënim plane se si të…

Çifti i parë që u pikas në ‘Për’puthen 3’ ishin Argjendi me Ritvanën, të cilët pas dy muajsh kanë pasur ulje dhe ngritje e tani duket sikur asgjë nuk do ndodhi mes tyre.

Ata kanë debatuar shpesh në emision, me fjalë ‘hidh dhe prit’, por asnjëherë nuk është kuptuar se çfarë ndodhi realisht mes tyre.

Në puntatën e sotme Argjendi vendosi të flasë, i stimuluar dhe nga Bora me Arjanin, të cilët janë të pa qartë për situatën, si ata , si dhe publiku.

“Nga ana ime ka ardhur një pikë ku është bërë boll. Ka qenë një periudhë ku unë kam qenë shumë i heshtur dhe ju e dini, kjo jo pa arsye. Ka qenë një seri ngjarjesh edhe fajesh edhe nga ana ime, sepse unë me atë vajzë, si të thuash ju shumë gjëra nuk i dini, por kemi pas njohje paralele. Kanë qenë disa plane të saj, qysh prej fillimit të njohjes sonë, se si t’ia bëjmë, se si të grindemi, kur filloj pastaj Prime se si të largohemi, të ftohemi, në mënyrë që produksioni të na mundësojë një përballje në Prime, sepse Ritvana ka endërr të jetë gjithmonë protagoniste në Prime. Unë mendoj se nuk i kam interesuar ndonjëherë.”,- tha Argjendi.

“Këtu nëse duam të grindemi ka 1000 arsye për tu kapur me çdo gjë që ndodh, por gjithsesi është mendimi i Argjendit. Unë përballjen me ty mund ta kisha pasur se ka 3 javë që kemi vetëm grindje, por e kam larguar vet se nuk e dua. E di pse nuk e dua? Sepse nëse këtu ka qenë realisht dikush që kam pëlqyer ishe ti Argjend. Ti e di shumë mirë këtë gje dhe asgjë nuk ka ndodhur midis ne të dyve në lidhje me plane e këto budallallëqe.
E vetmja arsye se nuk dua përballje me ty është të mos tregojmë mungesë respekti ndaj njeri-tjetrit, sepse në fund të ditës gëzoj një respekt, sepse kam pas një pëlqim shumë të sinqertë për ty.”,- u përgjigj Ritvana.

“Ti u largove prej meje kur unë të thashë se s’dua të vazhdoj lojën tënde”,- tha Argjendi.

Arjani ndërkohë kritikoi Argjendin që e tha tani e nuk e ka thënë më përpara, ndërsa Argjendi i tha se ai sheh gjithmonë atë që do ai dhe jo të vërtetën.
Ndërsa Arjani replikoi duke thënë se Ritvana dhe Argjendi janë një zhgënjim i madh.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)