Milan “flet shqip”, Igli Tare sjell te klubi kuqezi mesfushorin me origjinë shqiptare

Ardon Jashari

Ardon Jashari pritet të jetë futbollisti më i ri i Milan. Mesfushori shqiptar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Club Brugge në Belgjikë, për të nisur një të re në Serie A.

Kërkesa e Brugge është 35 milionë euro, ndërsa deri më tani, klubi italian ka ofruar 30 milionë euro. Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është 5 milionë euro, shifër e cila tani po diskutohet nga Igli Tare me drejtuesit e Brugge. Kujtojmë se 22-vjeçari shqiptar bëri mjaft mirë në sezonin që lamë pas. Madje, Ardon Jashari u shpall edhe “Lojtari i Vitit” në Belgjikë, duke spikatur me talentin e tij.

Gazetari Matteo Moretto thekson se interesi shkon me muaj më parë dhe kontaktet ‘të vërteta’ filluan ditët e fundit. Për më tepër, Milan Eye gjithashtu përcjell se palët po përpiqen të kuptojnë fizibilitetin e një operacioni aktualisht.

TAKIMI IGLI TARE-JASHARI

Edhe një herë, siç transmeton Blick Sport raporton se Igli Tare do të zhvillojë bisedime ‘vendimtare’ me skuadrën belge sot për të kërkuar një marrëveshje, me çmim rreth 35 milionë euro. Aktualisht ka shumë lëvizje rreth mesfushës. Pra, nëse ky është një opsion apo opsion do të duhet të shihet.

LEXO ME SHUME:Kontriboi për ngjitjen në Superiore, sulmuesi përshëndetet me Flamurtarin (EMRI)

Related posts

Afër dhe larg Tiranës, Bledi Shkëmbi i dyzuar nëse do të vijojë te bardheblutë; Nuk është çudi nëse…

Shumë pak mbijetojnë në Vlorë/ Ja futbollistët që priten të rinovojnë me Flamurtarin

Ishin drejt largimit nga Vllaznia, dy lojtarët bindin Edi Martinin të qendrojnë