Ardit Hila është larguar përkohësisht nga klubi i Elbasanit, ku duket se nuk ishte pjesë e planeve të Ivan Gvozdenoviç. Mesfushori elbasanas, në mënyrë të papritur është zhvendosur në kategorinë e dytë në Kosovë. Këtë sezon, në skuadrën e Elbasanit, Ardit Hila luajti 12 ndeshje si titullar me 2 gola të shënuar e duke zhvilluar 851 minuta në total.
POSTIMI I ELBASANIT
“𝗔𝗿𝗱𝗶𝘁 𝗛𝗶𝗹𝗮 𝗻𝗲 𝗵. 𝘂𝗮𝘇𝗶𝗺 𝘁𝗲𝗸 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗲 𝗥𝗲Njoftojmë arritjen e marrëveshjes me ekipin Prishtina e Re për transferimin e mesfushorit në formë huazimi. Ardit Hila do të jetë pjesë e klubit kosovar deri në fund të sezonit”, ishte njoftimi i Elbasanit që bëri të ditur lëvizjen e një prej futbollistëve që mendohej se do të ishin pjesë kyçe e këtij cikli të ri të verdhebluve në Superiore.
Prishtina e Re është skuadra e cila kryeson Grupin B të kategorisë së dytë kosovare dhe shihet si kandidate kryesore për ngjitjen në elitë. Mbetet të shihet nëse Hila do të vazhdojë të jetë pjesë e saj edhe pas përfundimit të këtij sezoni, apo do të kthehet në Superiore.
LEXO ME SHUME:Mësohet shuma e gjobës për lojtarët e Elbasanit, presidenca kërkon reagim ndaj Tiranës
Në ndeshjen ndaj Tiranës, Elbasani do të vuajë mungesën e dy sulmuesve, Arsen Lleshi dhe Amarildo Gjoni për shkak të dëmtimeve.
Shqetësim ka pasur edhe mbrojtësi Esin Hakaj, i cili gjithashtu mungoi ndaj Laçit fundjavës që lamë pas. Sakaq, pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshme dhe mbetet për t’u parë se cilëve do t’u besojë Gvozdenoviç për këtë përballje, ku nuk përjashtohet mundësia e ndëshkimit të disa lojtarëve me lënien në stol pas asaj paraqitjeje të dobët që bën me kurbinasit.