Ardit Beqiri ishte i ftuar në emisionin Rubrika Sportive në RTSH. Ish-mbrojtësi i Partizanit ka komentuar situatën në klubin kryeqytetas dhe momentin që po kalon në kampionat. Beqiri ka komentuar gjithashtu deklaratën e Oltjon Kërnajas që deklaron se e sheh Partizanin në Final-Four.
“Partizani si duket? Nga intervista që kam dëgjuar e trajnerit është përmendur edhe Final-Four si një objektiv i realizueshëm.Mos ndoshta të mbaj të karikuar ekipin? është diçka e tillë, ndoshta për ti treguar ekipit që keni qenë në një situatë të vështirë, jemi akoma duke vuajtur, por në fund të ditës ne jemi Partizani, nuk ka asgjë të pamundur për të arritur Final-Four. A ofron Partizani garanci që mund të shkoj deri në Final-Four? Të jem i sinqertë, si e shoh unë, duke parë edhe ekipet që luftojnë për katër vendet e para, më duket e vështirë, por nëse trajneri dhe lojtarët e thojnë uroj që të ndodhë.” Përfundoi Ardit Beqiri.