“Këta futbollistë po japin shpirtin në fushë”, Nuhiu injekton besim te Tirana: Çdo ndeshje duhet ta shohim si finale

Ardijan Nuhiu

Pas një periudhe të vështirë për skuadrën dhe me sfida të shumta në kampionat, trajneri i Tiranës, Ardijan Nuhiu, foli pas ndeshjeve të fundit. Ai analizoi performancën e lojtarëve, karakterin e tyre në fushë dhe pritshmëritë për sfidat e ardhshme. Ai u ndal edhe te gjendja emocionale e skuadrës pas ngjarjeve personale dhe planet për merkato.

“Para se të flasim për futboll, dua të nis me një moment personal. Familjes Alvarez i shpreh kondolencat për humbjen e vajzës së tyre, dhe kjo ka rënduar gjendjen e skuadrës tek ne si staf. Por tek futbollistët, pavarësisht çdo sfide emocionale këto dy ditë, ata treguan karakter dhe profesionalizëm. Mendoj që bënë një ndeshje perfekte, dhe e them ‘perfekte’ sepse kundërshtari ka cilësi reale. I bllokuam mirë, nuk i lamë të shfrytëzojnë gjatësinë e tyre, dhe personalisht mendoj se edhe në pjesën e parë krijuam më shumë raste se ata. Pjesa e dytë ishte e ngjashme, kishim mundësi për gol, ndërsa vetëm një herë kundërshtari arriti të dalë në sulm, kur kaluan topin përmes shtyllave. Në aspektin taktik, futbollistët janë përgjigjur perfekt,” tha Nuhiju.

Ai vuri në dukje se suksesi nuk vjen vetëm nga rezultatet, por edhe nga përpjekja dhe vazhdimësia. “Po, është e rëndësishme që skuadra ka vazhdimësi, që nuk po humbim, dhe duhet të vazhdojmë të shohim çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. E dimë pozitat ku ndodhemi dhe nuk duhet të gabojmë. Këta futbollistët po japin shpirtin në fushë për çdo detaj, dhe ndeshje pas ndeshje po përparojmë për interes të skuadrës”, deklaroi trajneri i Tiranës.

Fitorja e bardhebluve ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-0 ishte një fitore e arritur me shumë përkushtim dhe disiplinë taktike. Goli vendimtar i Mysloviç në minutën e 76-të i dha Tiranës tre pikët e arta, duke rikthyer shpresat për mbijetesë dhe duke afruar ekipin vetëm dy pikë larg zonës “play out”.

Related posts

“Në pushim të ndeshjes futet te arbitrat”/ Kujtim Llupa me deklaratë të fortë, shigjeton presidentin e klubit rival

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

1 comment

Elbasani, Kujtim Llupa me deklaratë të fortë, shigjeton... 26/01/2026 - 14:44
[…] LEXO ME SHUME:“Këta futbollistë po japin shpirtin në fushë”, Nuhiu injekton besim te Tirana: Çdo ndeshje … […]

Comments are closed

Add Comment