Ardian Takaj i bën dhuratën e madhe trajnerit Gvozdenovic, Skënderbeu firmos me ish-lojtarin e Kombëtares (EMRI)

Klubi I Skënderbeut ka bërë një lëvizje të bujshme në fundin e merkatos së verës. Klubi korçar ka siguruar firmën e një lojtari që pritet të shtojë cilësitë në dispozicion të Ivan Gvozdenoviç, mbrojtësin Albi Doka. Sipas gazetës “Panorama Sport”, futbollisti 27-vjeçar i cili ka luajtur edhe 7 ndeshje me Kombëtaren, ka mbyllur aventurën me Ujpest në Hungari dhe ishte lënë lojtar i lirë. Ai ka gjetur akordin me klubin korçar dhe në këtë sezon do të bëhet pjesë e tij, për të ndihmuar korçarët drejt një tjetër rrugëtimi për në “Final Four”,

Doka ka qenë edhe në të kaluarën një objektiv i merkatos së Skënderbeut, në vitet kur shpërtheu në radhët e Tiranës, por asokohe nuk u gjet gjuha e përbashkët për transferimin e tij në Korçë. Prezantimi i mbrojtësit te Skënderbeu pritet të realizohet ditën e nesërme.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)