Ardian Mema mori drejtimin e Pogradecit në mes të kampionatit dhe e dërgoi në një finale me ekipin e zemrës, Tiranën, për t’u ngjitur në Superiore. Ardian Mema i gëzohet fitores ndaj Besës, edhe pse e pranon se nuk ishte aspak e lehtë. Sa i përket përballjes me bardheblutë, pohoi se ngarkesa emocionale personalisht është shumë e madhe.
Pogradeci mposhti Besën në shifrat 1-0 në “Elbasan Arena” dhe do të luajë finalen e madhe me Tiranën më 4 maj. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të qenë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm. Trajneri Ardian Mema ka bërë mjaft mirë me Pogradecin dhe prova e fundit do të jetë ndaj Tiranës, pikërisht klubit të tij të zemrës dhe familjes, pasi kanë kontribuar disa breza për bardheblutë. Për ironi të fatit, Mema është mes dy zjarresh: të ngjisë Pogradecin në elitë si trajner dhe të zbresë Tiranën apo të gëzohet për mbijetesën e klubit të zemrës në Superiore.
DEKLARATA E ARDIAN MEMËS
“Unë e di se çfarë pyetje do më bësh. Unë kam një ngarkesë shumë të madhe te kjo ndeshje. Të them të drejtën është ekipi që unë kam dalë nga ai ekip, kam jetën time te ai ekip, të shofim nuk do flas më tepër sepse më krijon emocion dhe nuk dua të flas më tepër, kaq…