Ardian Ismajli gati të ndryshojë skuadër në janar, mbrojtësi te gjigandët e Serie A

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli në merkaton e janarit mund të ndryshojë ambient. Mbrojtësi i Kombëtares sipas “Il Mattino” pritet të transferohet te Napoli.

Sipas burimit në fjalë bëhet me dije se palët kanë arritur paraprakisht akordin mes tyre dhe shqiptari shumë shpejt pritet t’u bashkohet gjigandëve italianë dhe t’i ndihmojë në luftën për titulll. Antoniono Conte ka këmbëngulur për liderin kuqezi, pasi e konsideron pjesë të rëndësishme për pjesën e dytë të sezonit.

Madje është zbuluar edhe formula e transferimit. Napoli në këmbim të Ismajlit do të çojë te Empoli 2 lojtarë në mënyrë që skuadra aktuale e mbrojtësit ta lërë të lirë para fundit të kontratës.

Gjithashtu bëhet me dije se Ardian Ismajli ka dhënë “OK” e tij për kalimin te Napoli dhe shumë shpejt pritet të bëhet një dyshe shqiptare në qendrën e mbrojtjes së Napolit, pasi aty luan edhe Amir Rrahmani. Presidenti Corsi e di që Ismajli do të largohet në verë dhe prandaj është më mirë t’ia japë atë “një miku” si De Laurentiis, i cili në këmbim do t’i jepte Alessio Zerbin dhe Cyril Ngonge. Ka një detaj: Ismajli do ta pranonte rolin rezervë, Danilo jo, thuhet në edicionin e sotëm të Il Mattino.

LEXO ME SHUME:Gazetat elozhe mbrojtësit për paraqitjen ndaj Interit, momenti kur largon topin nga vija fatale (video)

Related posts

“Asllanin e kam si vëlla të vogël”, Hakan Calhanoglu këshillon mesfushorin shqiptar: I kam thënë se ku duhet të përmirësohet

Rey Manaj drejt mbylljes së aventurës me Sivasspor, pret kalimin te rivalët e klubit turk

E FUNDIT/ Elbasani “peshkon” te Tirana, drejt firmës me lojtarin më të spikatur (FOTO)