Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli, për lojtarin ka interes nga Turqia

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli mund të përfundojë në Turqi. Mbrojtësi shqiptar, një pikë kyçe e vërtetë e mbrojtjes së Empolit në këtë vit të trazuar, është aktualisht pa kontratë dhe është i destinuar të largohet nga skuadra toskane si lojtar i lirë. Ka pasur interes rreth tij, si nga klubet italiane ashtu edhe nga ato të huaja, duke pasur parasysh performancat e shkëlqyera që ka dhënë në kampionat. I lindur në vitin 1996, Ismajli është në kulmin e pjekurisë së tij futbollistike dhe synon të sigurojë një kontratë të nivelit të lartë, ndoshta në një ekip që do të luajë në kupat e ardhshme evropiane.

Për një ofertë të duhur, Ardian Ismajli do largohej nga Serie A dhe do i bashkohej klubit turk, aty du do gjente Muçin dhe Rashicën, si edhe një emër si Solskjaer në stol.

Te Empoli nuk duan ta lënë lojtarin në huazim, por kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij, andaj vera për Ismajlin do jetë e nxehtë. 26 paraqitje dhe një gol për mbrojtësin sezonin e shkuar, që edhe pse ishte pjesë e Kombëtares në Euro 2024 nuk iu besua asnjë minutë nga Sylvinho. Më parë ishte Juventusi, Interi dhe Napoli që kanë shfaqur interesim për të. Mbrojtësi i Kombëtares debutoi në elitën e futbollit italian më 1 nëntor të vitit 2020 në ndeshjen Spezia – Juventus me fanellën e skuadrës nga Liguria.

LEXO ME SHUME:Gentian Mezani i shkel syrin Flamurtarit: Nuk i thuhet jo klubit vlonjat, marrëveshja me Bylisin ishte deri në përfundim të kampionatit

Related posts

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares

“Le të jetë edhe Brazili, ne luajmë vetëm për fitore”, sulmuesi Mitrovic sfidon Shqipërinë: E di se çfarë na pret në stadium…

Gentian Mezani i “shkel syrin” Flamurtarit: Nuk i thuhet jo klubit vlonjat, marrëveshja me Bylisin ishte deri në përfundim të kampionatit