Ardian Bardhi i bën dhuratën e parë në merkato Ilir Dajës, Dinamo firmos me ish-lojtarin e Tiranës (FOTO)

Ardian Bardhi

Ardian Bardhi i bën dhuratën e parë në merkato Ilir Dajës. Dinamo fiton garën me Ballkanin për mesfushorin Fjoart Jonuzi, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me Tiranën.Në ditën e fundit të vitit 2024 u zyrtarizua largimi i tij nga Tirana, por vetëm 1 javë më pas Fjoart Jonuzi bëhet gati për një aventurë të re në karrierë, tashmë në radhët e Dinamos.

Mësohet se mesfushori 28-vjeçar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dinamovit dhe do të jetë përforcimi i parë për trajnerin Ilir Daja në këtë sesion të merkatos.

Në orët në vijim pritet që të bëhet zyrtare blerja nga ana e klubit, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë afatgjatë (2 vite e gjysmë) me kryesuesit e Abissnet Superiore. Një afrim me shumë cilësi për ekipin dinamovit, çka tregon se presidenti Ardian Bardhi e ka seriozisht.

Jonuzi është një lojtar me eksperiencë në kampionatin shqiptar, pasi më herët ka veshur fanellën e Tiranës, Vllaznisë, Laçit dhe Kukësit.

MERKATO E BLLOKUAR

Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

LEXO ME SHUME:Dinamo kampion dimri, Ilir Daja ul lojtarët me këmbë në tokë: Duhet të përmirësohemi në vazhdimësi…

Related posts

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana

“Bëhu arbitër”, Tirana “kunj” FSHF-së me postimin e fundit, publikon episodet e munguara në sfidën ndaj Elbasanit (video)