Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Ardi Ajdini

Dinamo drejtuar nga Ilir Daja kërkon të “blindojë” repartin e mbrojtjes, teksa është pranë akordit me mbrojtësin 22-vjeçar Ardi Ajdini, i cili aktivizohet në qendër dhe në krahun e djathtë.

Ardi Ajdini aktualisht është pjesë e Prishtinës në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur fanellën e 2 Korrikut, Besës së Pejës dhe Fushë Kosovës.  

22-vjeçari numëron 78 paraqitje në Superligën e Kosovës, ku ka shënuar 2 gola si dhe 5 në Kupën e Kosovës. “Gazeta Olle” bën me dije se bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar, me Ajdinin që duket i gatshëm për një aventurë në futbollin shqiptar.  

Related posts

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)

Kevin Dodaj largohet nga Vllaznia përpara Europës, klubi shkodran përfiton shumën e majme