Çështje te Partizani! Futbollisti refuzon rinovimin e kontratës, në verë largohet me parametra zero (EMRI)

Archange Bintsouka

Archange Bintsouka është tashmë padiksutim lideri i Partizanit, i cili ka marrë përsipër të repartin e avancuar. Largimet e shumta në sulm kanë bërë që tashmë kongolezi të ketë më shumë përgjegjësi dhe të jetë ai pika mbështetëse e skuadrës.

Por te Partizani janë bërë me “dhimbje koke” dhe e ardhmja e 22-vjeçarit po streson drejtuesit. Kjo pasi Archange Bintsouka-s i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe në këto kushte mund të largohet falas në merkaton e verës.Të kuqtë dëshirojnë rinovimin me të dhe po bëjnë maksimumin për ta bindur të rinovojë, në mënyrë që të mos largohet me parametra zero, por diçka e tillë nuk dëshirohet nga lojtari. Ky i fundit që në merkaton e verës ka deklaruar se nuk do të rinovojë dhe siç duket po i qëndron besnik vendimit të tij.

Ditë vendimtare pritet të jenë në vazhdim dhe mbetet të shihet nëse palët do të mund të gjejnë mes tyre një gjuhë të përbashkët apo në fund të sezonit do të ketë vetëm një shtrëngim duarsh dhe asgjë më shumë për “arkat” e “Demave”.

LEXO ME SHUME:Nga Partizani te Hajduk Split, sulmuesi 18-vjeçar transferohet në Kroaci (EMRI)

ORESTI RIFA TE HAJDUK SPLIT

Oresti Rifa ka kaluar nga Partizani te Hajduk Split në Kroaci. Gjigantët e Kroacisë kanë firmosur me talentin shqiptar, për ta bërë pjesë të Akademisë. 18-vjeçari mori minuta me ekipin e parë në dy ndeshje gjatë këtij edicioni. Ishin pikërisht në verën e kaluar ku u luajtën ndeshjet për Europën. Rifa asistoi dhe një gol.

Related posts

“Shko tani në fshatrat ku je mësuar intrigant serb”/ Veselenovic e largoi nga Partizani, Zguro i hakërrehet: Ishte turp kush e drejtonte klubin (FOTO)

“NON GRATA”/ Laçi shpërthen ndaj arbitrave pas ndeshjes me Dinamon: Ku e gjejnë guximin të tallen me ne (REAGIMI)

“Besa e ka pësuar se ka luajtur drejt”/ Jurgen Goxha për sfidën ndaj Korabit: Në Peshkopi na pret një ndeshje e vështirë

1 comment

Aleksandër Veselinovic nuk i zë besë Bylisit: Jam i bindur se... 20/02/2025 - 17:41
[…] LEXO ME SHUME:Çështje te Partizani! Futbollisti refuzon rinovimin e kontratës, në verë largohet me parametra … […]

Comments are closed

Add Comment