“Arbitri ishte për U13”/ Deliallisi pësoi 6 gola, por e gjen fajin te Orlando Kuka: Nuk është për atë punë

Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, ka qenë i zhgënjyer nga eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, ai deklaroi pas sfidës se ekipi kishte pasur objektiv kualifikimin dhe kishte qenë shumë afër tij në ndeshjen e sotme, që u vendos në fund nga 4 golat e shënuar në shtesa nga shkodranët.

“Ne kishim dhënë gjithçka nga vetja dhe kishim objektiv kalimin e turit. Dua të komplimentoj djemtë nga i pari te i fundit për atë që dhanë në fushë dhe se treguan futboll e mund të japin më shumë se në ndeshjet e fundit. Kanë cilësi, nëse janë grup deri në fund, do të luftojmë deri në fund për objektivin për të mos rënë. E pësuam sot nga një episod goli i parë, edhe goli i dytë.

Mendoj se arbitri sot vetëm ashtu nuk ishte, për mënyrën se si e interpretoi ndeshjen ishte për U13 mendoj. Në ndeshjen e kampionatit do të jetë histori tjetër, ne duhet të rritim përgjegjësinë individuale, në cilat kushte jemi e për çfarë luftojmë, por duhet të jemi më të përgjegjshëm e të fokusuar”, tha Deliallisi për “MCN” pas ndeshjes.”

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)