Arbër Hoxha është kthyer përsëri të shënojë në kampionatin kroat me fanellën e Dinamo Zagreb, ku këtë sezon nuk ka luajtur një rol kryesor ashtu siç shpresonte anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Ditën e sotme në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Sibenikut e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit kroat, Arbër Hoxha është bërë protagonist në fitoren e skuadrës së tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u shpall lojtari më i mirë i takimit që përfundoi me shifat 3-0. Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të dhe arriti të realizojë gol dhe të asistojë në golin e tretë të skuadrës së tij. Një fitore e rëndësishme kjo e Dinamo Zagrebit që pati si protagonist yllin shqiptar. Hoxha u vlerësua me notën 8.9 nga “Flashscore” duke u vlerësuar si më i miri i këtij takimi.
LEXO ME SHUME:Sylvinho mbetet “pa krahë”, lajme të këqija për Hysajn dhe Mario Mitajn
Sylvinho mbetet “pa krahe”. Dëmtimet duket se janë kthyer në një problem për Kombëtaren shqiptare, pak muaj para kualifikueseve të Kupës së Botës. I fundit që i shtohet listës dhe bën me “dhimbje koke” Sylvinhon është Mario Mitaj.
Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal. Talenti kuqezi ka nisur menjëherë terapitë përkatëse për t’u rikuperuar në kohë. Ende nuk dihet se sa do të jet ëperiudhë që do të qendrojë jashtë fushës së blertë.