Arbana Osmani zbulon kur do të hapet restoranti i saj si dhe çfarë do të ndodhë me Big Brother Vip 3! (FOTO)

Arbana Osmani ka zbuluar detaje nga restoranti i saj që do të hapet nga kjo e shtunë te Piramida e Tiranës. Restoranti ka marrë emrin e saj dhe vendit ku ndodhet dhe do të quhet pikërisht “Bana’s Piramida”.

“Edhe pse s’kam dashur të zbuloj asgjë pa qenë gati, është folur shumë për të, duke aluduar edhe të paverteta në kufi të absurdit për të cilat nuk kam dashur as të flas e as të përgënjeshtroj. Kam zgjedhur të bëj atë që di të bëj më mirë; të punoj. Kam ndërruar dalëngadalë një skuadër fantastike që nga kjo e shtunë ju pret tek Piramida për tju shërbyer pastat artizanale më te shijshme që keni ngrenë ndonjëherë, paninet e ngrohta me bukën e bërë vetë, tiramisu-në me festëk më të mirë në vend e plot gatime të tjera fantastike”, shkruan Arbana.

Në rrjetet sociale, Arbana ka folur edhe për projektet e saj televizive, duke theksuar se do të shihemi shpejt në ekran. Ndoshta sezonin e ardhshëm mund të vijë me një program të ri.

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida:)”, thekson Arbana duke mbyllur postimin e saj.

Big Brother Vip këtë sezon do të moderohet nga Ledion Liço.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)