Arbana ia pret shkurt Tan Bramës: Mund të largohesh që sonte nga BBV nëse…

Mes banorëve të rinj nuk është vendosur ende paqe dhe me sa duket gjithçka vjen për shkak të nxitimit që kanë për të qenë protagonistë në ditët e ngelura deri në finale. Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u diksutua sërish reagimi i ashpër i Tan Bramës kundrejt Arbrit, pasi ky i fundit i kishte kërkuar Xheisarës që të mos e prekte.

Pjesë nga debati:


Arbri: Ne këtu kemi ardhur vetëm, dimë të ofendojmë, të kërcënojmë e të jemi vulgar. Atë nuk do ta bëj. Tani ka përdorur shumë fjalë të rënda dhe ka kërcënuar duke thënë të tregoj jashtë, duke ofenduar tenisin. Është temë shumë decizive dhe s’më ka pëlqyer që përveç Dagzit, Ilirit dhe Beniadës, askush nuk ka reaguar. Edhe më pas ka përdorur fjalë shumë të rënda. Këto lloj kërcënimesh dhe ky lloj agresiviteti nuk duhet të përdoret kundrejt asnjë banori. Unë kam ardhur të tregoj një pjesë të vlerave dhe secili duhet të ketë limite.

Pas kësaj, Arbana Osmani u shpreh e prerë ndaj Tan Bramës duke i thënë:

“Nëse mendon se mund të diskutosh pa ofendime dhe kërcënime, nëse mendon se mund ta bësh me argument, mund të qëndrosh. Nëse jo mund të largohesh që sonte”.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)