Luftë dhe nerva në Kategorinë e parë, penalltia që tronditi ndeshjen (video)

Apolonia

Apolonia-Pogradeci, sfida e vlefshme për Kategorinë e Parë, u mbyll në mënyrë dramatike me rezultatin 2-2, në një ndeshje që prodhoi emocione, gola dhe polemika të forta deri në sekondat e fundit.

Takimi ishte i luftuar nga të dyja skuadrat, me Apoloninë që tregoi më shumë kërkueshmëri gjatë lojës, ndërsa Pogradeci u mbështet te kundërsulmet. Goli i barazimit erdhi në minutën e 97-të, kur Zguro u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i mohuar fitoren ekipit fierak.

Momentet më të tensionuara të ndeshjes u regjistruan në minutën e 88-të, kur gjyqtari Dorjan Maletaj akordoi një penallti për Pogradecin, pas një pretendimi për prekje topi me dorë në zonë. Vendimi shkaktoi reagime të ashpra nga lojtarët dhe stafi i Apolonisë, të cilët e konsideruan të padrejtë gjykimin.

Si shenjë proteste, Apolonia vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha për disa minuta, duke ndërprerë përkohësisht lojën dhe duke krijuar tension të madh në stadium. Pas rifillimit, penalltia u ekzekutua me sukses nga Zguro, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Ndeshja pritet të pasohet nga reagime dhe ndoshta masa disiplinore, ndërsa vendimi i arbitrit do të jetë në qendër të debatit në ditët në vijim.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin