Apolonia në Kategorinë e Parë, trajneri Dovedan vë në pikëpyetje të ardhmen: Nuk e di nëse do të qëndroj këtu!

Sfida mes Flamurtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i fierakëve, Vejlko Dovedan.

“Kishim mundësi edhe të fitonim, por humbëm. E kishim në dorë rezultatin por gabuam tek penalltia. Nuk kam çfarë të them, ishte vetëm një ndeshje. Futbollistët normale që janë shumë të mërzitur. Arrita të ndryshoja shumë gjëra këtu, por ky është fati. Nuk e di nëse do të qëndroj këtu.

Mendoj se sot në darkë ose nesër do takohem me presidentin. Kemi dy lojtarë që godasin penalltitë, Omerin dhe Gjatën por të dy u dëmtuan, kështu gjuajti Asllanaj. Për mua kalon Flamurtari, edhe pse do të jetë një ndeshje e vështirë me Korabin”, u shpreh Dovedan për “Oversport”.

Related posts

Kategoria e Parë/ “Lojtarë pa karakter”, trajneri jep dorëheqjen pas humbjes dhe shpërthen keq

Dembele dhe Kola drejt shitjes, Gugash Magani frenon gjithçka: Nëse presidenca e bën, atëherë…

“Duke filluar nga Korça do luftojmë për objektivat”, Gvozdenoviç piketon ish-klubin e tij për t’u rikthyer te fitoret