Apolonia me mision të qartë në derbin ndaj Lushnjës, tre rikthime te fierakët (EMRAT)

Luhatjet e janë lajtmotivi i Apolonisë në këtë sezon futbollistik. Padyshim humbja e fundit në shtëpi ndaj Kukësit, në shifrat 2-3, që erdhi edhe me përmbysje i ka tronditur fierakët. Përveç mangësive që u shfaqën gjatë ndeshjes, trajneri Sedat Pajaziti preku edhe një aspekt tjetër në prononcimin pas ndeshjes me Kukësin.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, mangësitë dhe problemet. Pastaj, jo për t’u justifikuar, por ekipi nuk është me organikë të plotë”, u shpreh trajneri Pjaziti. Ndaj Kukësit mesfushori Jasin u dëmtua dhe doli nga fusha që në minutën e 13-të dhe pritet që të mungojë edhe në ndeshjen e radhës. Bejzade nuk u aktivizua, pasi ishte me grip, si dhe pa harruar të dëmtuarit e mbartur.

Gjithsesi, situata e prag derbit me Lushnjën, që do të luhet të shtunën në “Roza Haxhiu” duket më optimiste. Abjel Bejzade e ka kaluar virozën dhe dje u stërvit me grupin. Gjithashtu të gatshëm janë edhe Albashir Musa dhe Mikael Rakipaj, të cilët i kanë kaluar problemet. Gjasat janë që ndaj Lushnjës trajneri Pajaziti ta ketë më të plotë grupin dhe më shumë alternativa në stolin rezervë.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)