Apolonia mbetet pa trajner, drejtuesit fierak piketojnë emrin e parë

Pasditen e sotme erdhi largimi i papritur i trajnerit spanjoll Yeray Rodriguez nga stoli i Apolonisë. Drejtuesit duket se nuk kanë humbur kohë dhe i kanë bërë një ofertë trajnerit Besmir Shabani. Tekniku 38-vjeçar ka qenë pjesë e Apolonisë U-21 më 4 janar të vitit 2023 deri në muajin mars.

Trajneri Shabani së fundmi ka arritur një sukses në Arabi me ekipin u19 të Al Batin duke arritur të shpallen kampionë. Mes palëve nuk ka ende një akord për faktin se Besmir Shabani është në kontratë në ekipin Arab deri në mars të vitit 2024.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit