“Apolonia ka lojtarë të rinj, nuk e mbajnë dot presionin”, Artan Mërgjyshi pas sfidës së humbur: Nuk e kuptoj Federatën pse…

Artan Mërgjyshi

Apolonia humbi kundër Flamurtarit pas gjuajtjeve të penalltive, duke humbur shansin e tyre të vetëm që të ngjiten në Superiore vitin e ardhshëm. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i fierakëve, Artan Mërgjyshi shprehet i zhgënjyer nga kjo disfatë dhe fajin kryesorë ia lë Federatës, që i detyron të luajnë kaq shumë ndeshje për një kohë kaq të shkurtër.

NDESHJA- Jam i zhgënjyer, sepse për një pjesë të madhe të lojës, sidomos pjesën e dytë dhe shtesat, kemi mbajtur topin dhe kemi qenë në fushën kundërshtare. Jo me një rrezikshmëri të madhe sepse Flamurtari u mbrojt mirë. Nuk patëm agresivitetin e duhur, rastet e duhura. Kishim disa raste por tensioni ose lodhja nga ndeshja me Vorën, ndikoi që skuadra të mos kishte atë qetësinë e duhur që skuadra të mund të shënonte gol.

LOJTARËT-Duke qenë se lojtarët janë përgjithësisht të rinj, nuk arritën të mbajnë dot presionin dhe nuk arritën dot t ishin të kthjellët në situatat që krijuan prandaj nuk realiziuan. 3 lojtarë para një javë kanë qenë te ekipi i u-19, si Kelvin, Bashi, Kofi dhe sot u përfshinë në formacion.

LODHJA FIZIKE-Besoj se ka ndikuar edhe lodhja fizike sepse nuk e kuptoj Federatën që ngutet për të bërë 3 ndeshje brenda javës, si për ne ose Flamurtarin kur ekipi i Laçit pret 10 ditë i çlodhur. Nuk bën sens për mendimin tim, aq më tepër për ne që kemi organikë të cunguar. Në raport me Flamurtarin por edhe me ekipet e tjera, përveç se jemi të rinj por edhe me 13-14 lojtarë, edhe sot nuk kisha ndërrime për të freskuar skuadrën.

LEXO MË SHUMË:Aldo Teqja afron Flamurtarin me Superioren, Apolonia gabon nga ruleta e penalltive (video)

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)