Apeli i FSHF-së ‘shkrin’ Tërbunin, pukjanët kanë një shans të fundit… CAS-i i Lozanës

Federata Shqiptare e Futbollit ka përjashtuar përfundimisht klubin e Tërbunit nga Kategoria e Parë. Vendimi i dhënë pak ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës, është lënë në fuqi edhe nga Komisioni i Apelit të Disiplinës. Pretendimi i Tërbunit është hedhur poshtë nga Apeli, ndërkohë që vetëm në KAS mund të drejtohen tashmë drejtuesit e Tërbunit.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive,

VENDOSI:

Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 31, pika 1, datë 05.04.2023 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Related posts

Partizani pa trajner, klubi e gjen zgjidhjen brenda familjes (EMRI)

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni dhe trajneri i javës (FOTO)

Gaz Demi në hall, shkarkimi i Milinkovic i kushton shtrenjtë financave të Partizanit