Angli, policia e gjen në shtëpi bari, shqiptari ia mbath dhe fshihet mbi çati

Një shtetas shqiptar që u gjet në një shtëpi bari në Angli u përpoq t’i ikte policisë duke u ngjitur në çati. Siç shihet edhe nga fotoja shqiptari është mbi kokën e efektivit të policisë, që po kontrollon për të nga dritarja e çatisë.

Mediat angleze shkruajnë se Etmond Lika, 32 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Liverpoolit dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Atë ditë, sapo policia filloi kontrollin e pronës, prokurorët thonë se Lika u përpoq të ikte duke u ngjitur në çati dhe duke u fshehur atje lart. 32-vjeçari u mor në pyetje nga policia dhe fillimisht mohoi se kishte dijeni për fermën e kanabisit.

Ai gjithashtu u tha autoriteteve se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, duke paguar 5 mijë paund, si shumë shqiptarë të tjerë.

Avokatja mbrojtëse e shqiptarit tha se ai kishte ardhur në Angli për probleme financiare dhe kjo punë ishte një mënyrë për të larë borxhin. Avokatja gjithashtu e mbrojti Likën duke thënë se ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm si në Angli ashtu edhe në vendin e tij.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend