Angelo Tafas, portieri ka njoftuar largimin nga Teuta. Pasi arriti të bëjë një sezon të mirë me durrsakët duke shpëtuar nga rënia, ai vendos të mbyllë bashkëpunimin.
“Dua të njoftoj për mbylljen e bashkëpunimit me ekipin e Teutës. Faleminderit për këtë vit. I uroj presidentit, stafit dhe lojtarëve suksese në vazhdim”, shkruan Tafas në “InstaStory”. Ky postimi është shpërndarë edhe në profilin zyrtar të durrsakëve.
LARGIMI I ARSID KRUJËS
Arsid Kruja është një tjetër lojtar që mund të braktisë Teutën dhe të firmosë për ekipin e Dinamos. Shkodrani ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovim, duke e lënë të hapur të ardhmen e tij, qoftë për një qëndrim të mundshëm, apo edhe për një aventurë të re jashtë Durrësit.
Mesfushori, që sezonin e fundit ishte pjesë e durrsakëve në kampionatin e fundit, po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për sezonin e ardhshëm dhe ndoshta në fundjavë mund të ketë një takim me presidencën e Teutës për të mbyllur marrëveshjen nëse do të qëndrojë ajo.
TEUTA 2-1 KF EGNATIA
Egnatia ruan vendin e parë dhe fiton 100 milionë edhe duke humbur në Niko Dovana në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt. Teuta ka mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 2-1, në një ndeshje që nuk i bëri mirë apo keq askujt. Kapllani shënoi me penallti në minutën e 9′, por Jahaja u përgjigj në të 22′. Vendosi ndeshjen goli i Torrajt në minutën e 75′, që lejon Teutën të mbajë vendin e gjashtë. Kampionët, nga ana tjetër, do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Final Four.
1 comment
Comments are closed
Add Comment