“Anësori ngriti flamurin kur po festonim”/ Gvozdenovic akuzon arbitrin: Specialistët thonë se është penallti, çfarë doni më?!

Laçi ka fituar 0 me 1 kundër Skënderbeut. Ndeshja e vlefshme për javën e 17 u luajt në stadiumin e Skënderbeut Për mikrofonin e MCN foli në përfundim të sfidës Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut.

I mërzitur pak.

Nuk ishim të nervozuar, vetëm 5 minutat e fundit. Jemi të mërzitur nga rezultati. Sot nuk ishte moment i mirë, do vazhdojmë rrugën, ky është futbolli. Do bëjmë analizën.

Nuk ishte Skënderbeu i zakonshëm sot.

Mendimi im, nga pankina bëm maksimumin. Laçi 11 lojtarë, ato rrijnë mbrapa. Për mendimin tim skuadra reagoi dhe ishim 3-4 herë duke shënuar gol. Dhe rastet e VAR. Unë reagoj si trajner sepse pjesën e dytë ishim 4-2-4. Shumë krosim, afër portës po dhe Laçi mbrojti shumë fort.

Ndoshta dhe fusha e kundërshtari. Ishte e vështirë. Për mendimin tim skuadra reagoi. Ju e dini më mirë se unë dhe unë dëgjova koment për arbitrat. Unë s’do komentoj arbitrat dhe VAR sepse kam respekt, po kur dëgjoj ishte penallti çfarë mund të them unë.

Rashica.

Ishte një lojtar “Winger”, atë ka pozicion natyral ose nga krahu majtas ose djathtas.

Nikaj i habitur gjatë ndërrimit.

Jo. Lojtar dhe djal shumë i mirë dhe me cilësi. Po sot nuk u fut mirë dhe do humbim një lojtar, prandaj e ndërrova.

Nuk jam këtu të komentoj arbitrat por jam i çuditur për golin e anuluar. Ai e ngriti flamurin kur filloi festa, për mua pak e çuditshme por ai e di më mirë.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit