Andrew Tate e thotë troç: Isha më shumë i shqetësuar për gangsterë shqiptarë sesa për ligjin

I ftuar në podcast-in “Anything Goes with James English”, personazhi tejet kontravers Andrew Tate foli rreth akuzave që rëndojnë mbi të, arrestimin dhe largimin nga Rumania.

Duke mohuar çdo akuzë të ngritur prej tij, Tate tregoi edhe ndjesinë që kishte pasur pak para arrestimit dhe arsyen se përse nuk kishte qëndruar në Rumani, vend që pretendon se e do shumë.

“Sepse e dua Rumaninë, kam qëndruar atje për 7 vjet. 99% e rumunëve që kam takuar më kanë kërkuar falje. Njerëz që kam takuar në rrugë, efektivë policie, në gjyq. Të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë njerëz të mirë. U vjen vërtet keq, është një vend i mirë i mbushur me njerëz të mirë, erdha të bëj gati valixhen dhe më kapën. E dija që po kurdisnin diçka. Isha më shumë i shqetësuar për gangsterë shqiptarë sesa për ligjin, sepse nuk e kam thyer kurrë ligjin. Si dikush që nuk e kam thyer kurrë ligjin, nuk e kam pasur kurrë frikë”-tha ai.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025