“Nuk ka patur asnjë vendim të arbitrave në favorin tonë”/ Andrea Agostinellit nuk i del inati me ndeshjen e Kukësit: Ndaj Korabit duhet të…

Andrea

Andrea Agostinelli, trajneri i Flamurtarit ka folur në lidhje me duelin që ekipi vlonjat do të zhvillojë ditën e premte ndaj Korabit. Një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi Flamurtari kërkon të ruajë ecurinë pozitive, pas barazimit 1-1 ndaj Kukësit. Në lidhje me këtë duel, Andrea Agostinelli theksoi se këtë sezon nuk ka parë asnjë vendim të arbitrave në favor të ekipit të tij.

Padyshim, humbësi më i madh i kësaj jave konsiderohet Flamurtari, edhe pse nuk ka rrezikuar shumë. Duke marrë parasysh fitoret e Vorës dhe Besës në transferta, barazimi i Flamurtarit në Kukës ka bërë që vlonjatët të lëshojnë terren me dy rivalët kryesor.

“Është ndeshje e rëndësishme, sepse duhet të rikthehemi te fitorja dhe të ruajmë distancën me kundërshtarin më të afërt. Nuk kemi pasur asnjë ndeshje të lehtë, ajo që duhet të theksoj është se ndeshjen e fundit kishte disa vendime të çuditshme. Këtë vit nuk kam parë asnjë vendim të arbitrave që kanë qenë në favorin tonë. Bolanjos është rikhtyer, por gjithmonë kam një grup lojtarësh të zgjeruar. Tifozët, është e rëndësishme, sepse i kemi rikthyer në stadium, por duhet të vendosim qershinë në tortë që është rikthimi në elitë.”

LEXO ME SHUME:“Jam i lumtur që jam rikthyer”, goli i shënuar dhe e ardhmja te Flamurtari? Idriz Batha: Të jem i sinqertë… (video)

Related posts

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares