“E paskeni parë dhe ju?”/ Agostinelli ironizon fitoren e Besës javën e kaluar: Më vjen keq, po tani…

Andrea Agostinelli

Andrea Agostinelli nuk i beson aspak pozitave të Kastriotit. Italiani apelon për kujdes. Gjatë një interviste, Andrea Agostinelli e parashikon një tjetër sfidë të vështirë. Ai ka shumë besim te futbollistët e tij se do të bëjnë më të mirën. Në intervistë, tekniku italian ironizoi gjithashtu fitoren e Besës me përmbysje ndaj Kastriotit, duke u shprehur në mënyrë indirekte për një tolerim të ekipit krutan.

“Është ndeshje e rëndësishme, duhet të jemi vetvetja. Shumë mirë që e keni parë dhe ju gazetarët,sepse gjithmonë e kam thënë në lidhje sesi kundërshtari i luan ndeshjet. Më vjen keq për atë që po ndodh, por ne duhet të mendojmë vetëm për veten tonë. Situata e skuadrës është pozitive, kemi të gjithë lojtarët dhe një grup të mirë. Kundërshtarët kanë nevojë për pikë? Imagjino ne që kemi nevojë për më tepër pikë. Ju e keni parë që asnjë ndeshje nuk është e lehtë.”

Takimi i luajtur në “Loni Papuçiu”, i vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë së Parë midis Apolonisë dhe Flamurtarit u mbyll në shifrat 1-2. Vlonjatët kanë hipotekuar një fitore karakteri, që u vendos nga dy golat e sulmuesve Oshafi dhe Shkurtaj, respektivisht në minutën e 26-të të pjesës së parë dhe në minutën e 68-të të së dytës.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit