E FUNDIT/ Ja sa tifozë janë të pranishëm në përballjen Shqipëri-Andorra (SHIFRAT ZYRTARE)

Andorra

Në ekranin e madh të “Arenës Kombëtare” është bërë publike edhe numri zyrtar i tifozëve të pranishëm në duelin Shqipëri-Andorra. Bëhet fjalë për 17.183 tifozë. Një numër relativisht i kënaqshëm duke pasur parasysh edhe kundërshtarin modest që kombëtarja e Silvinjos ka përballë. Dopieta e Manajt në minutat 9 dhe 19 i dhuruan avantazhin e dyfishtë kuqezinjve.

9-‘ Shqiperia kalon ne avantazh, Manaj gjen rrugen e rrjetes pas asistit te Asllanit.

20′- Shqiperia ne avantazh te dyfishte, Manaj shenon golin e dyte personal pas asistit te Armando Brojes.

Në Wembley treguam pak apo aspak në aspektin ofensiv, por krijuam bindjen se dimë të mbrohemi dhe mirë, kundër një skuadre që mbërrin finalet në dy turnetë e fundit madhorë europianë. Bellingham, Kane e Foden do tja kishin bërë jetën të ëvshtirë kujtdo, por me një Gjimshiti në nivele brilante, kanë treguar karakter edhe Aliji apo Ajeti. Për sulmin nuk është se u krijuan shumë mundësi, e megjithatë ato 30 minutat e Brojës janë optimiste, për impulse e talentit shqiptar që fati e ka mbajtur larg fushave, për keqardhjen e Sylvinhos të parit.

Tani, shumë gjëra duhet të ndryshojnë, ndoshta duke filluar nga formacioni, me ndonjë të rikthyer e ndonjë të dëmtuar, por mbi të gjithë në mentalitet. Kjo është puna më e vështirë për teknikun brazilian, që është thirrur në cështje të bëjë kundër Andorrës, atë që bëri Anglia kundër nesh. Andorranët e shitën me vështrësi lëkurën kundër Letonisë e do të mbyllen edhe më shumë në Arena Kombëtare. Precedentët natyrisht janë në favor të kuqzinjve, por mes tyre janë dy që duhet të shqetësojnë jo pak. Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

1 comment

Shqipëria, Andorra, "kafshatë e lehtë" , Manaj dy gola 24/03/2025 - 22:35
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Ja sa tifozë janë të pranishëm në përballjen Shqipëri-Andorra (SHIFRAT ZYRTARE) […]

Comments are closed

Add Comment