“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Andi Ribaj

Andi Ribaj foli pas humbjes 1 me 2 të Flamurtarit ndaj Elbasanit. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit dhe aktualisht shfaqen si më të rrezikuarit për rënien nga kategoria.

“E drejtë, çdo ndeshje është e vështirë dhe vendoset nga episodet. Po të shënonim penalltinë se ishte loja 1 me 0, ndryshonte çdo gjë.

Edhe dje para stërvitjes, djemtë kanë goditur penallti si gjithmonë. Kush kishte besimin e duhur, se janë 2-3 veta, ka shkuar edhe Bolzan bashkë me Markun. Por ai është ndjerë më i gatshëm, siç e patë e humbi. Futbolli i tillë është.

Ne e lëmë Maksutin nga krahu i djathtë, se në të majtin kemi Trashin që kroson. Maksuti e ka të mirë që futet nga brenda dhe godet portën. Duhet të kishim më shumë lojtarë brenda zonës, ta mbushnim që të ishim më shumë efikasë për të goditur. Një pjesë e parë ishte normale, u munduam shumë. Elbasani na goditi me dy standarde. Te kjo që nuk kemi vuajtur, aty e pësuam.

Sulmuesit në përgjithësi, ngaqë duan të jenë në kontakt shumë me topin. Maksuti te zona ka marrë topin që ka bërë shpërthimet, por loja ka shumë dinamika dhe gjëra. Ato janë momentet e lojës.

Trajner? Unë e thashë edhe javën e parë, ka drejtorë. Unë bëj punën time. Jam i fokusuar vetëm te puna, atë dua të bëj. Të arrij rezultate për Flamurtarin, që të arrijmë objektivin që kemi.

Për Markun e kishim menduar më përpara atë ndërrim. Marku po luante shumë mirë në pjesën e parë. Menduam ta freskonim mesfushën se Elbasani ka lojtarë me kualitet. Vetëm për këtë e kemi bërë lëvizjen.

Pas një fitore me Vllazninë, vjen një humbje brenda me Elbasanin që nuk duhet të ishte. Psikologjikisht do mundohemi që gjatë javës të mbajmë djemtë e karikuar, dhe të shkojmë në Ballsh për rezultat pozitiv”, u shpreh Ribaj për “RTSH”.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…