Andi Hadroji luan nesër ndeshjen e fundit me Partizanin, mesfushori transferohet në Turqi! (SHIFRA)

Siç është përfolur kohët e fundit për një transferim të mundshëm të Andi Hadroj drejt Turqisë, duket se më në fund kjo do të ndodhë.

Sipas “SuperSport”, mbrojtësi i krahut i Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë ka arritur akordin me klubin turk të Gaziantep. Përflitet se do të jetë një kontratë 3-vjeçare dhe me një pagë mujore prej 30 mijë eurosh.

Në krahun tjetër “Demat” pritet të fitojnë rreth 500 mijë euro nga ky operacion. Pritet që ndeshja e kthimit që Partizani ka kundër Atletic Escaldes të jetë edhe e fundit për Hadrojn.

24-vjeçari ka luajtur 64 ndeshje me Partizanin, por është aktivizuar edhe me Laçin e Bylisin. Një hap i madh për të ka qenë arritja e Kombëtares pasi fitoi besimin e trajnerit Sylvinho.

Ky kalim në kampionatin turk do ta ndihmonte më shumë Hadrojn pse jo për të qenë dhe titullar në Kombëtaren kuqezi.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)