Andi Hadroj drejt largimit nga Partizani, klubi i kuq piketon lojtarin e Vllaznisë si zëvendësuesin e tij

Andi Hadroj është një nga lojtarët, që pritet të largohen nga Partizani në këtë verë për shkak të ofertave të mbërritura në adresë të klubit të kuq. Klubi kryeqytetas po punon për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit dhe një lojtarët e piketuar është futbollisti i Vllaznisë Geralb Smajli. 21-vjeçari, veçanërisht në sezonin e fundit, ka treguar se është një nga talentët më premtues të difensivës dhe kjo ka bërë që, për të, të ngjallet një interes konkret. Burime pranë Partizanit bëjnë me dije se kanë kontaktuar palën e lojtarit në lidhje me interesin e tyre, duke i bërë me dije se do ta preferonin në ekip në sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, ky rast nuk është shumë i thjeshtë, pasi Smajli ka kontratë afatgjatë me Vllazninë, deri në verën e vitit 2026. Kjo e bën marrëveshjen mjaft të vështirë, pasi vetëm një blerje do ta bashkonte mbrojtësin e djathtë me Partizanin. Fillimisht mbetet për t’u parë nëse Vllaznia është e gatshme ta shesë dhe nëse po, mbetet për t’u mësuar kërkesa e shkodranëve.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)