Analiza/ Partizani, shtatë sulmues e asnjë goleador; Zekic ka të drejtë të ketë rezerva për rastet e shpërdoruara

Shtatë sulmues, të gjithë të prezantuar me zhurmë, duke pretenduar atë që duhet të ishte reparti ofensiv më i fortë i kampionatit, por rezultati deri tani është pak të thuash katastrofik. Në kampionat të gjithë së bashkë, kanë shënuar më pak se Dwamena: vetëm 3 gola kunddrejt 6 të ganezit në 7 javë kampionat. Zekiç ka krejtësisht të drejtë të ketë rezerva për të tijtë, për raportin e rasteve të shpenzuara me efektivitetin që duket se mungon.

Da Silva ka shënuar një gol në kampionat, por ka luajtur vetëm dy ndeshje, ndërsa totali është 6 ndeshje, pa lëvizur shifrën e rrjetave të tundura. Grezda ka tre ndeshje asnjë gol në kampionat, ndërsa në 6 të luajtura ka festuar vetëm një herë. Bintsouka është shënuesi më i mirë i të kuqve me dy gola në 4 takime, për një total prej 7 ndeshjesh e tre golash. E të mendosh që është qendërsulmuesi, ashtu si Mba, që dëmtimi nuk mund ta justifikojë me një total prej 8 ndeshjesh e një goli, edhe pse në kampionat nuk e ka shënuar ende emrin në listën e shënuesve.

 Nuk është se Mensah ka përqindje më të mirë me 3 ndeshje, dy nga të cilat në kampionat e 0 gola. Keko është më dramatic, pavarësisht se minutat I ka patuir të pakta: 9 ndeshje asnjë gol, ndërsa premtimi i madh i Europës Cara me 5 gola në tetë ndeshje, ka luajtur katër takime në kampionat pa shënuar asnjë gol. Me një llogari të bërë janë gjithsej 11 gola në 13 ndeshje të të gjithë sulmuesve bashkë, që do të thotë se Zekiç sulmuesit i ka, ajo që i mungon është goleadori…

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)