Ana Lleshi rikthehet në “Për’puthen” e veshur si doktoreshë!

Autorja e programit Olsa Muhameti, na tregoi se “Për’puthen” do të ndryshojë tërësisht. Ajo lajmëroi se do të ketë hyrje të reja por edhe rikthime në program të disa prej protagonistëve të sezonit të kaluar të cilët janë ende beqarë.

Mes tyre, Mevlan Shaba dhe Ana Lleshi. Kjo e fundit, u rikthye puntatën e djeshme në program, ku ndryshe nga çdo herë nuk u transmetua asnjë takim mes protagonistëve.

Ana u fut në studio, me veshjen e një doktoreshe, si për të ironizuar largimin e saj nga sezoni i kaluar, pasi Arjoni nxorri fotot me të në shtëpinë e tij, me justifikimin se ajo i kishte çuar ilaçe sepse ishte sëmurë.

Ajo nisi ngacmimet për djemtë që në hyrje, duke i “ekzaminuar” disa prej tyre. Brunos i dha fletore për të shkruar të mirat e këqijat e saj, meqë ai “mban me laps e letër” gabimet e saj.

Po ashtu, ajo nuk i kurseu batutat për Erionin, Aldisin dhe Samiun. Ndër të tjera, Ana tregoi se këtë herë nuk e kishte aprovimin e familjes, madje nëna e saj ishte shtruar në spital, në gjendje shumë të keqe shëndetësore. Ajo tregoi se e ka të qartë djalin që do të marrë, ndonëse nuk e zbuloi emrin.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!