Ambasadorja Kim vlerëson KLGJ për gjyqtarët që kaluan vetting-un: Shpresojmë të nxisë gjykatësit të aplikojnë

by A.M

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka përgëzuar punën e KLGJ-së, në mbështetje të sigurisë dhe karrierës së gjykatësve të cilët kanë kaluar vetting-un dhe do të aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane, shprehet se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës.“Shumë mirë që KLGJ (pas KLP) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetting-un të cilët do të aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1314214871572131840?s=20

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.