Ambasadorja greke flet nga Himara: Mungesa e Belerit në Këshillin Bashkiak, goditje e madhe në shtetin e së drejtës

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Himarës, ku mungonte kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri.

Në një prononcim për mediat, Kamitsi tha se mungesa e Belerit përbën një goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.

“Mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e Kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Fredi Beleri, përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë”, u shpreh ajo.

Më tej ambasadorja shtoi se nëse Beleri do të humbiste të drejtën e kryerjes së detyrës do të ishte regres i madh për një vend që do të integrohet në BE.

 “Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij”, u shpreh ajo.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024