Te Elbasani u largua si i padëshiruar, Amarildo Gjoni me statistika të frikshme me Sheriff Tiraspol (video)

Amarildo Gjoni

Mund të thuhet pa asnjë diskutim se sulmuesi Amarildo Gjoni po përjeton formë më të mirë nga legjonarët. Edhe pse nuk është thirrur kurrë në Kombëtare, sezoni që po kalon te FC Sheriff mund të përkufizohet si i jashtëzakonshëm.

Ditën e sotme ai shënoi sërish në duelin kundër Zimbru Chisinau, ndeshje e humbur nga FC Sheriff. Finalizimi në fjalë rezulton i 5 në 6 prezenca të Superligës moldave.

Pas korsimit nga një goditje dënimi, Amarildo Gjoni u tregua i saktë me kokë (26’), duke barazuar shifrat përkohësisht. Në edicionin e kaluar, 26-vjeçari i lindur në Malësin e Madhe djerësiti fanellën e Elbasanit, teksa nuk ishte në gjendje të linte “gjurmë”.

LEXO ME SHUME;Largim i papritur nga Flamurtari, mesfushori braktis në mënyrë të papritur klubin

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit