“Alqi Bllako di çfarë ka ndodhur, është pikë e rëndësishme lidhëse e…”/ Gazetari “plas bombën”!

“Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë”, deklaron gazetari Artan Hoxha për pozitat e ish-deputetit të PS, i arrestuar tashmë si i dyshuar i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Sipas gazetarit, Bllako është një pikë lidhëse mes personave që janë në kërkim për aferën e inceneratorëve dhe veprimeve që janë kryer.

Gazetari thotë në “ABC” se ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me ish-deputetin dhe se prokurorit i nevojitet bashkëpunimi në këtë situatë.

“Prokurori ia ofron këtë status kujtdo personi, që kanë njohur të rëndësishme mbi hetimet. Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veoprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur. Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për dijeninë që ka mbi çështjen nëse pranon të bashkëpunojë ai mund të marrë me vete shumë të tjerë. Ai duhej të dorëzohej sepse largimi ishte një dëm shumë i madh.

Deri në këtë koment që i qëndroi përballë procesit ishte Saimir Tahiri. Kryeprokurori iku. Ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me Bllakon. Prokurori do që Bllako të jetë bashkëpunëtor. I duhet sezbën informacionet e Bllakos. Nëse Bllako vendos të bashkëpunojë sigurisht që ka lehtësia, për të ndihmuar familjen, për dënimin. Nuk u vu kot aty sipër në listë ai. Ne e dimë kush e bëri listën, e ka bërë komandanti. Bllako ishte personazh i rëndësishëm që dinte shumë gjëra”, tha Hoxha.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare