Projekti i fundit muzikor i sjellë nga këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, i quajtur “Zili zili” është pasuar nga një sërë komentesh në rrjetet sociale. Dafina i drejtohej qartazi dikujt që nuk mund të dhuronte dashuri sepse në zemër kishte vetëm zili dhe kaq mjaftoi që të gjithë të mendojnë se ky projekt ishte një përgjigje për prishjen e marrëdhënies me reperen kosovare, Tayna.
Së fundmi Zeqiri ka zgjedhur të ndajë një pjesë të projektit në llogarinë e saj për të uruar ‘Halloween-in’. Mes shumë komenteve ka dalluar ai i moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, e cila shkruan: “Shumë arsye për të patur zili zili. Vullkan”.
Alketa nuk ka ngurruar ta shprehë hapur vlerësimin që gëzon për Dafinën jo vetëm në këtë koment, por edhe në postime të tjera në llogarinë e saj. Pas pjesëmarrjes së Zeqirit në programin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’, Vejsiu zbuloi se gëzonte dhe një miqësi shumë të mirë me këngëtaren.
Burimi: revistawho.com