Alibeaj prezanton platformën e përçarjes dhe sulmon shumicën

Pas anulimit të daljes në konferencë për mediat një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në një deklaratë, duke prezantuar pikat e platformës sipas tij, për bashkimin e PD.

Alibeaj është shprehur se aktet e bashkimit tashmë janë konkrete dhe se rruga dhe aktet e njëanëshme nuk i shërbejnë PD-së dhe as interesit të demokratëve. Ai sulmoi kështu shumicën e dalë nga vota e 6 marsit dhe nga Kuvendi i Rithemelimit. Alibeaj nuk tha asgjë për nevojën e votës së lirë si baza e bashkimit.

“Në grupin parlamentar kam ftuar të gjithë kolegët që janë përjashtuar dhe pezulluar. Aktet e bashkimit do të jenë konkrete.”

“Aktet e njëanshme , rruga e njëanshme  nuk i shërbejnë PD dhe as interesit të demokratëve. Pas një jave diskutimesh është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve e propozuar nga shumica e pjesëtarëve të grupit parlamentar. I bën thirrje secilit anëtarë të heqë dorë nga çdo akt që përçan PD“, tha Alibeaj. 

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…