Alibeaj mbledh Grupin dhe Kryesinë/ Fton kandidatët e Berishës të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së

Enkelejd Alibeaj, i prezantuar në KQZ si kryetar i Partisë Demokratike ka mbledhur Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, për të diskutuar për agjendën e zgjedhjeve lokale, pak pas depozitimit në KQZ të kërkesës për regjistrimin në vendoret e 14 majit.

Në mbledhje janë të pranishëm 18 deputetë, Selaudin Jakupllari, Ramadan Likaj, Lefter Gështenja, Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase Bane, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Arbi Agalliu, Kreshnik Collaku, Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Bledion Nallbati, Dashbor Sula, Jorida tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Pas mbledhjes së kryesisë , deputetja Jorida Tabaku tha se PD duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje dhe se përballë nuk kanë njëri-tjetrin, por Edi Ramën. Për Lulzim Bashën, Tabaku tha se ai është e shkuara dhe se duhet të shohim nga e ardhmja.

Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kandidatëve të dalë nga primaret e Sali Berishës që të futen në garën elektorale të 14 majit nën siglën zyrtare të PD-së. ‘Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike’- tha ai.

“Siç deklaruam të premten në mbrëmje, vendimi i Gjykatës së Apelit, përbën për Partinë Demokratike, për të gjithë ne, një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja kursin e forcimit, rritjes dhe fitores. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë për t’ja dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe. Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit. Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike; Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa kryesore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri; T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij